Në Serbi mbi 1 milion qytetarë u vaksinuan, por COVID-19 vazhdon të “lulëzojë”
Si shumë vende të tjera të botës edhe Serbia po vazhdon të përballet me virusin COVID-19, pavarësisht se shumë prej qytetarëve tashmë janë vaksinuar me anti-COVID.
Më shumë se 1.2 milionë qytetarë serb thuhet të jenë vaksinuar deri më sot.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2 mijë e 518 raste të reja me koronavirus.
Si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën 16 persona.
Ndryshe Serbia ka vazhduar të furnizohet me vaksinën anti-COVID nga vende të ndryshme, e së fundi edhe nga Rusia.