Në Serbi kryen mbi 10.000 teste për COVID-19 në 24 orët e fundit, konfirmohen 352 infektime
Lokale

Në Serbi kryen mbi 10.000 teste për COVID-19 në 24 orët e fundit, konfirmohen 352 infektime

22.Jul.2020 08:57
0

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë vdekur edhe 9 persona, ndërsa janë infektuar edhe 352 persona.

Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Serbi është rritur në 21.605, transmeton Titulli.com.

Autoritetet shëndetësorë njoftuan se nga dje janë testuar 10.310 persona, që është numri më i lartë i testeve të kryera brenda një dite, ndërsa deri më tani janë testuar gjithsej 568.750 persona.

Në 24 orët e kaluara humbën jetën 9 persona të tjerë, duke e çuar në 491 numrin e përgjithshëm të vdekjeve. Përqindja e vdekshmërisë është 2,27 për qind.

Në respiratorë ndodhen 198 pacientë, që është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë./Titulli.com/

Gjendje e rëndë e Covid-19 në Luginën e Preshevës (video)
Vazhdon punimet seanca konstituive e kuvendit komunal në Bujanoc, verifikohen mandatet (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration