Në Serbi 19.5% më shumë vdekje se lindje brenda vitit 2021
Shteti i Serbisë duket se këtë vit është pakësuar sa i përket popullatës.
Në periudhën janar-shtator kanë lindur 45 mijë e 576 foshnja, e që është një rënie prej 1.7 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku numri i lindjeve ishte 46 mijë e 270 ose 794 më pak.
Këto të dhëna janë bërë të ditur nga Byroja Republikane e Statistikave.
Sipas këtyre të dhënave në të njëjtën periudhë të këtij viti në Serbi kanë humbur jetën 93 mijë e 713 persona, ose 19.5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku numri i të vdekurve ka qenë 78 mijë e 445.