Në Serbi, 14 të vdekur me COVID-19 ndërsa në Bujanoc 4 raste të reja
Lokale

Në Serbi, 14 të vdekur me COVID-19 ndërsa në Bujanoc 4 raste të reja

01.Mar.2021 09:08
0

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 14 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 2.809 raste të reja me këtë virus, transmeton Titulli.com.

Sipas raportit nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc gjatë fundjavës janë regjistruar 4 raste pozitive me Covid-19 ndërsa gjatë muajit shkurt 122 raste.

Gjithashtu vaksinimi ndaj Covid-19 po vazhdon në Bujanoc sipas sistemit të lajmërimit online, përcjellë Titulli.com.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 4.443, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 459.259.

Aktualisht janë hospitalizuar 3.912 persona, ndërsa 162 persona janë në respiratorë.

Nga dje, 10.368 persona janë testuar, duke e çuar në 2.940.507 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.

Në Serbi deri më tani 1.433.055 persona kanë pranuar dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 511.807 persona kanë pranuar edhe dozën e dytë./Titulli.com/

Referendumi 1 dhe 2 marsit 1992, tre opsionet politike të Luginës së Preshevës (votimi-video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration