Në qendrën tregtare VM Center në Preshevë do të hapet "LC Waikiki"
Nënshkruhet zyrtarisht kontrata në Stamboll për hapjen e "LC Waikiki" në Preshevë në qendrën tregtare VM Center.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i qendrës tregtare VM Center, Faton Sylejmani.
Shkrimi i plotë në Facebooj nga drejtori i VM Center Faton Sylejmani:
Sot në zyret qëndrore të LC Waikiki-t në Stamboll u nënshkruajt kontrata përfundimtare për hapjen e pikës shitëse në Preshevë.
Pas punimeve intenzive disa mujore, sot e gjithë mundi u kurorzua me aktin final, për fillimin e një bashkpunimi afarist!
Kjo është një vlerë e shtuar pë VM Center, si dhe Preshevën në tërësi!