Lokale
Në Preshevë u ndalohet hyrja ilegale 13 emigrantëve nga Siria
Në stacionin hekurudhor në Preshevë është ndaluar hyrja ilegale e 13 sirianëve të cilët janë zbuluar në trenin për transport të mallrave që udhëtonte në relacionin Greqi-Austri.
Me një aksion të përbashkët të doganierëve dhe policisë, në stacionin policor në Preshevë është pamundësuar hyrja ilegale e 13 shtetasve të Sirisë në territorin e Serbisë, njoftoi shërbimi doganor.
Ata janë zbuluar të shtunën në orët e pasdites gjatë një kontrolli të vagonëve të zbrazët që lëviznin në relacionin Greqi-Austri.
Sipas këtij njoftimi, supozohet se sirianët në tren kanë hipur në ndonjë stacion në Maqedoni duke tentuar në këtë mënyrë të shkojnë drejt shteteve të Evropës perëndimore./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!