Në pikëkalimin te Dheu i Bardhë- Bujanoc arrestohen dy serbë nën dyshimin për spiunim
Lokale

Në pikëkalimin te Dheu i Bardhë- Bujanoc arrestohen dy serbë nën dyshimin për spiunim

11.Jul.2019 15:47
0

Policia e Kosovës ka arrestuar dy serbë nën dyshimet për spiunim, lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë të mërkurën, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, në rrugën Gjilan - Bujanovc.

“Arrestimi është bërë gjatë kontrollit të një automjeti e tipit Ford Galaxy, të cilin e drejtonte personi i dyshuar mashkull/serb (i lindur në vitin 1959) dhe së bashku me të, si pasagjer ndodhej edhe personi tjetër, po ashtu i dyshuar, mashkull/serb ( i lindur ne vitin 1978)”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Hoxha.

Ai më tutje shpjegon se pas vlerësimit të informacioneve dhe dokumenteve të gjetura tek personat e dyshuar, është njoftuar prokurori i shtetit dhe “pas konsultimeve të nevojshme dy të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaj tyre është inicuar rasti si “spiunazh” konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës”

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration