Në mungesë, mësimdhënësit detyrohen t’i bëjnë vetë librat
Lokale

Në mungesë, mësimdhënësit detyrohen t’i bëjnë vetë librat

09.Oct.2013 15:51
0
Mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe në shkollat e Luginës ka shtyrë disa mësimdhënës që me vetiniciativë të përgatisin tekste për nxënës libratSi pasoj e kësaj mungese, një grup autorësh shqiptar, si Nazmi Mehmeti, Hamide Veliu dhe Amir Rexhepi nga Presheva e Bujanoci, kanë përgatitur një material të bollshëm, në lëndën e Farmakologjisë degë e mjekësisë, që nxënësit në shkolla të kenë këtë skript për mësim. Kështu sot nxënësve të mjekësisë, të vitit të dytë, në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, drejtori i kësaj shkolle Zejni Fejzullahu dhe njëri nga autorët e këtij materiali profesor Amir Rexhepi kanë shpërndarë falas për gjithë klasën nga një kopje të tekstit të shtypur. Fejzullahu duke u shprehur i kënaqur dhe falënderues ndaj autorëve, thekson se ky tekst është më se i nevojshëm për nxënësit tanë.Zejni Fejzullahu-nxenesi “Shfrytëzojë rastin që t’i falënderojë autorët për dispensën e ofruar për nxënësit si të shkollës sonë “Sezai Surroi” në Bujanoc e po ashtu edhe për shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë”, është shprehur drejtori i këtij institucioni arsimor, Zejni Fejzullahu, raporton Titulli. Me këtë rast nxënësit theksuan mungesën e materialit mësimor duke u detyruar të marrin shënime në shumë lëndë. Teksti i sapo shpërndarë nuk është i legalizuar. Sipas drejtorit Fejzullahu procedurën e legalizimit duhet ta kryejnë autorë e këtij teksti. Teksti në fjalë do t’i shpërndahet edhe nxënëseve të mjekësisë në shkollën e mesme “Presheva” në Preshevë./Titulli.com/
Të përçarë shkojnë te Thaçi
Beqiri, James Moor-it: Ushtroni ndikim në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration