Në Këshillin Kombëtar Shqiptar pritet komisionari i OSBE-së: Në kërkim të zgjidhjeve adekuate
Lokale

Në Këshillin Kombëtar Shqiptar pritet komisionari i OSBE-së: Në kërkim të zgjidhjeve adekuate

17.Jun.2021 17:53
0

Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc është pritur një delegacion i kyesuar nga komisari i Lartë për Drejtat e Pakicave të OSBE-së, Kairat Abdrakhmanov.

“Falënderova për bashkëpunimin dhe për qasjen konstruktive në adresimin e çështjeve dhe shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nënvizova pamundësimin e realizimit të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginë përmes akteve nënligjore dhe procedurave administrative”, ka shkruar kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi. 

Ai më tej  i shpjegoi komisionerit se diskriminimi, pasivizimi i adresave, nënpërfaqësimi dhe refuzimi për përfshirje të komunitetit shqiptar në institucionet shtetërore mbeten sfida që presin zgjidhje. 

Në takimin me delegacionin e OSBE-së në zyrët e KKSH-së morën pjesë edhe zëvendëskryetari i këtij institucioni Enver Mehmeti dhe Lirona Zuka nga zyra e Medvegjës. 

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka vlerësuar se komuniteti shqiptar është në kërkim të zgjidhjeve adekuate sepse të drejtat janë të patjetërsueshme dhe se dialogu Kosovë-Serbi mbetet mundësi për zgjidhje juridiko-politike të çështjes së Luginës së Preshevës./Tituli.com/

Kamberi i sqaron komisionierit të OSBE-së: Serbia pa trajtim të barabart të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration