Në kërkim të Besnik Osmanit nga Presheva 96 policë të Kosovës Foto ilustrim
Lokale

Në kërkim të Besnik Osmanit nga Presheva 96 policë të Kosovës

12.Apr.2020 01:32
0

Besnik Osmani i lindur më 12.05.1978 në Preshevë me vendbanim në Prishtinë, që nga 24 marsi rezulton i zhdukur. Ai  ishte larguar nga shtëpia pasditen e 24 marsit ku ishte nisur drejt Preshevës, mirëpo nuk kishte arritur në destinacionin e tij.

Ndërkohë Policia e Kosovës, për këtë qëllim ka realizuar një plan kërkimi të tij i cili është paraqitur si ‘person i zhdukur’ më datë 24.03.2020.

“Sot, nga orët e mëngjesit 96 zyrtarë policorë të njësive të ndryshme policore, përfshirë Njësinë K9 (njësia me qen), kanë realizuar kërkimet në zonën e fshatit Muqibabë, në një teren malor dhe mjaftë të vështirë për kërkim. Operacioni i kërkimit ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes. Policia nuk ka arritur të gjej gjurmë e shenja që do të qonin në zbardhjen, gjetjen e personit të zhdukur”, thuhet në njoftimin e Policisë të Kosovës.

Policia me këtë rast apelon tek të gjithë qytetaret që mund të kenë ndonjë informacion që do t’i ndihmonte të komunikojnë me ta./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration