Në Bujanoc regjistrohen 1399 raste me Covid-19 që nga fillimi, vaksinim pa termin
Sipas të dhënave zyrtare ditën e shtunë (17 prill) 298 mostra nga rrethi Pçinjës u testuan për virusin korona dhe rezultatet treguan se 64 ishin pozitive me Covid-19, shkruan Titulli.com.
Në bazë të këtyre të dhënave 21 raste të infeksionit u konfirmuan në Vrajë, 18 në Bujanoc, 9 në Vladicin Han, 8 në Preshevë, 7 në Surdulica dhe 1 në Trgovishte, përcjellë Titulli.com.
Gjithashtu nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc njoftojnë se pa termin vazhdon edhe sot imunizimi me vaksinën kineze sinopharm dhe të githë të interesuarit të shkojnë pa procedure paraprake.
Në komunën e Bujanoci që nga fillimi i gjendjes së pandemisë me Covid-19 janë regjistruar 1399 persona të infektuar me coronavirus./Titulli.com/