Në Bujanoc nxënësve me kushte të rënda socio-ekonomike 46 tableta Smartpad (foto)
Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave dhe Komuna e Bujanocit kanë nënshkruar kontratën rreth donacionit të 46 tabletave MEDIACOM Smartpad, thuhet në njoftimin e publikuar të komunës në Facebook.
"Tabletat i kanë pranuar drejtorët e shkollave fillore të komunës së Bujanocit, të cilët do t'iu shpërndahen nxënësve me kushte të rënda socio-ekonomike. Vlera e një tablete është 14.990,00 dinarë pa TVSh, kurse vlera e përgjithshme kap shumën prej 689.540,00 dinarëve", thuhet mes tjerash në tekstin e publikuar.
Ky donacion është në kuadër të projektit "Forcimi i kapaciteteve lokale për implementimin e Agjendës 2030 dhe parimit "Mos e leni askend anash", në bashkëpunim me projektin regjional "Të drejtat sociale për grupet e ndjeshme", e të cilën e implementon Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).