Ndryshimet ligjore, drejtorët zgjidhen nga punëtorët arsimor
Lokale

Ndryshimet ligjore, drejtorët zgjidhen nga punëtorët arsimor

20.Jul.2015 12:11
0
Ministri i Arsimit Srgjan Verbiq ka thënë se Qeveria e Serbisë ka miratuar Propozimin për ndryshimin e Ligjit mbi bazën e arsimit dhe edukimit dhe se punëtorët arsimor të cilët shkojnë në pension, tani dot mund të shkojnë në momentin që përmbushin njërin prej kushteve, moshën apo vitet e shërbimit.

Qeveria e Serbisë, para dy ditësh ka miratuar Propozimin për ndryshime ligjore në bazën e sistemit arsimor dhe edukimit, kurse ministri Srgjan Verbiq ka thënë në Ditarin e RTS-së se statusi i mësimdhënësve të cilët shkojnë në pension assesi nuk ka mundur të presë.

Ndryshimet në Ligj kanë si qëllim përmirësimin e sistemit arsimor, ndërsa ndryshohet edhe zgjedhja e drejtorëve në shkolla.

“Një nga ndryshimet e mëdha në këtë Ligj është rregullimi më i mirë i zgjedhjes së drejtorëve të shkollave. Për zgjedhjen e drejtorëve do të duhet të deklarohen të gjithë mësimdhënësit, dhe se mbi 50 për qind e tyre të jenë për një kandidatë. Sigurisht, mbështetja mund të jetë edhe më e madhe”, ka thënë Verbiq, transmeton Titulli.com.

Ai shton se eksiton një marrëveshje të cilën Ministria e ka nënshkruar me sindikatën dhe nënvizon se do të ndodhë ashtu siç janë dakorduar.
 
“Zgjerimi i normave të orëve është racionalizimi që duam. Duam një profesor të matematikës për 20 orë, dhe jo katër me nga pesë orë”, ka thënë ministri.

Propozimet e reja për ndryshime ligjore në bazën e arsimit dhe edukimit do të mund të ndikonte pozitivisht në largimin e politikës nga shkollat shqipe në Luginë dhe në përgjithësi në Serbi.

Prurja e drejtorëve si kuadro nga subjektet politike në krye të shkollave, kohëve të fundit në këtë rajon shkakton një përplasje mes politikës, përderisa një vlerësim negativ ka marrë edhe nga prindërit, e që si pasojë ka uljen e rezultateve reale të nxënies së dijes tek nxënësit dhe mungesën e disiplinës në mesin e një numri të madh të tyre. /Titulli.com

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, rast i mirë për ringjallje ekonomike
Dr. Lejlan Sadiku: Shmanguni diellit, mund të keni komplikime serioze
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration