Lokale
Ndërron jetë Dr. Ymer Aliu nga Presheva
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në Prishtinë në moshën afër 60 vjeçare ka ndërruar jetë Dr. Ymer Aliu.
Ymer Aliu kishte lindur në Preshevë, ku edhe ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ku edhe u diplomua në vitin 1980.
Studimet pasdiplomike Dr. Ymer Aliu i vazhdoi në Universitetin e Zagrebit në Kroaci si dhe në Universitetin e Berlinit në Gjermani. Ishte aktivisht i kyçur si mjek edhe në luftërat e fundit të zhvilluara në trevat shqiptare si në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni.
Ai ishte pjesë, dhe punëtor i devotshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe poashtu gjashtë vite më parë ishte edhe Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë.
Pos kontributit të tij mjekësor në luftë ai në popullatën e Luginës njihet edhe si operatori apo kirurgu i parë në këto treva. Varrimi i të ndjerit Dr. Ymer Aliu do të bëhet sot, pas namazit të ikindisë në Prishtinë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!