Ndalohet shqiptari nga Lugina, kontrabandonte mallra pa dokumente përkatëse
Në fshatin Novosellë të Kamenicës njësitë policore kanë ndaluar automjetin me targa VR të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë.Gjatë kontrollit ne automjet janë gjetur dhe konfiskuar 20 copë burgia për shpimin e bunarëve pa dokumentacion përkatës njoftoj policia e Kosovës, transmeton Rajonipress.
Me urdhër të prokurorit automjeti dhe malli i dyshuar është dorëzuar Njësitit të doganave. /Titulli.com/