Lokale
Ndahen subvencione për bizneset në Luginë
Prezantimi i programit për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e ndërmarrjeve private në vitin 2012. në komunën e Preshvës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës Sërbisë për komunat Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë ka shpallur konkurs për ndarjen e subvencioneve për ndërmarrje private në vitin 2012 në këto komuna.
Mjetet me vlerë prej 40 milion dinarëve u destinohen ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sipërmarrësve dhe kooperativave (shitoreve) nga këto tri komuna.
Prezantimi i programit për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e ndërmarrjeve private do të organizohet:
- Në komunën e Bujanocit, më 17. 10. 2012. në ora 10, në sallën e kuvendit të komunës Bujanocit
- Në komunën e Preshevës, më 17. 10. 2012. në ora 14, në sallën e kuvendit të komunës Preshevës
- Në komunën e Medvegjës, më 18. 10. 2012. në ora 10, në sallën e kuvendit të komunës Medvegjës
Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Sërbisë,të cilët kan marr pjesë në përpilimin e programit, në secilën komunë ndërmarrësve të interesuar do të i prezantojnë kushtet dhe mënyrat e konkurrimit,masat për të cilat ndahen mjetet dhe te gjitha informacionet tjera me rëndësi për pjesmarrje në konkurs.Përfaqsuesit e Odës Ekonomike të Sërbisë do të i përgjigjen pyetjeve të kandidatëve të interesuar.
Konkursi është i hapur prej 15 Tetorit deri më 5 Nëntor të vitit 2012.
Dokumentet për konkurs (përmbajtja e konkursit,udhëzimet për plotësimin e formularit,formulari për paraqitjen e projekt propozimit, deklarata mbi pajtimin me kushtet nga ftesa dhe formulari i shpenzimeve me strukturën e bashkëfinancimit ) janë të publikuara në internet faqet e trupit Koordinues (www.kt.gov.rs), komunës Bujanocit (www.bujanovac.rs) komunës Medvegjës (www.medvedja.org.rs), në tabelat e shpalljeve në komunën e Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës, në zyrat për zhvillim ekonomik lokal dhe në zyret e Shërbimit të trupit Koordinues në Preshevë dhe Bujanoc.
Ftohen të interesuarit nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të marrin pjesë në prezantimin e programit dhe të konkurrojnë për ndarjen e mjeteve për subvencionim.
Formularët për aplikim mund ti merrni përmes këtij linku: KLIKO
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!