Lokale
Bujanoci, vendstrehim për të zhvendosurit nga Kosova
Në komunën e Bujanocit do të fillojë ndërtimi i një ndërtese për të zhvendosurit serb nga Kosova, raporton jugpress.
Stojança Arsiq, zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit thotë se është arritur marrëveshje me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin, i cili ka përkrahur propozimin.
Sipas tij propozimi për ndërtimin e një kompleksi banesor vije si kërkesë për të stacionuar në një qendër të gjithë të zhvendosurit, sepse ata tani jetojnë në katër qendra kolektive.
Kompleksi banesore do të përfshijë 25 banesa, kur 5 prej tyre do t’i ndahen kuvendit komunal për raste sociale, ndërsa të tjerët do të dedikohen për të zhvendosurit serb të Kosovës.
Arsiq gjithashtu ka sqaruar se koalicioni i mëhershm PVD, LPD dhe UDSH nuk ka pranuar për të një iniciativë të tillë, ku sipas tyre kjo do të ndryshojë strukturën demografike të numrit të popullsisë.
Duke shtuar se komuna e Bujanocit ka siguruar lokacionin dhe infrastrukturën për këtë ndërtesë dhe se ndërtimi do të financohet nga donatorë të huaj./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!