Ndahen dhurata për persona me aftësi të kufizuarë
Shoqata e personave me aftësi të kufizuara nga Presheva ka bërë shpërndarjen e dhuratave për të gjithë anëtarët e saj, e sidomos fëmijët.
Shpërndarja e dhuratave ka filluar të premten, ndërsa përfundon nesër. Kjo shoqatë njëherit fton edhe të gjithë personat me aftësi të kufizuara që të marrin dhuratat në zyrën e saj, te tregu i ri në Preshevë (lokalet e Moravicës), transmeton Titulli. Sipas kësaj organizate, dhuratat janë siguruar prej donatorëve nga Prishtina, Vranja dhe Presheva, ku një dhuratë ka vlerën e rreth 3000 mijë dinarëve. Shoqata e personave me aftësi te kufizuara uron gjithë anëtaret e saj dhe personat me aftësi te kufizuara ne përgjithësi për festat e fundvitit me bindjen se gjendja aktuale do te përmirësohet edhe më shumë vitin e ardhshëm./Titulli.com/