Ndahen 3 milion dinarë për rrugën drejt liqenit të Bujanocit (video)
Lokale

Ndahen 3 milion dinarë për rrugën drejt liqenit të Bujanocit (video)

02.Sep.2021 08:25
0
Regullimi dhe sanimi i rrugës për qasje në Liqenin e Bujanocit ka marrë dritën e gjelbër nga Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit.
 
"Në mbledhjen e sotme të Shtabit është vendosur që të ndahen mjete financiare në vlerë prej 2.983.000,00 dinarëve për ta rregulluar dhe sanuar rrugën që vizitorët të kenë qasje më të mirë në Liqenin e Bujanocit", thuhet në njoftimin e publikuar nga komuna e Bujanocit në facebook.
 
Komuna ka vlerësuar se liqeni i Bujanocit si resursi më i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në komunën e Bujanocit për shumë vite ka mbetur i pashfrytēzuar si pasojë e infrastrukturës së keqe rrugore dhe ujit të papastër në këtë liqen.
 
Gjithashtu thuhet se komuna e Bujanocit këtë vit po bënë hapin e parë drejt shfrytëzimit të kësaj pasurie, duke filluar me rregullimin dhe sanimin e rrugës drejt liqenit, ndërsa vitin e ardhshëm pritet që të konkurojë në Ministrinë e Mbrojtjes së Ambientit Jetësor me projektin për pastrimin e ujit të liqenit, dhe kështu të ndikojë në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e turizmit në vend.
 
 
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration