"Naim Frashëri" me drejtor të ri
Lokale

"Naim Frashëri" me drejtor të ri

02.Jun.2015 22:39
0
Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc nga dita e sotme ka udhëheqësi të re.

Në mbledhjen e zhvilluar të martën, Këshilli i kësaj shkolle për drejtues të ri ka zgjedhur profesorin e lëndës së Fizikës, Vesel Sejdiun.

Sejdiu, i cili do të bardë postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit, ka marrë gati dyfishin e votave (5 :3) kundrejt kundër-kandidates, profesoreshës së edukatës fizike, Lumnije Mustafa.

Shkolla fillore “Naim Frashëri” deri më sot është drejtuar nga Hevzi Aliu, kuadër i Partisë Demokratike.

Drejtuesi i ri i këtij institucioni arsimor është kuadër i partisë Lëvizja e Progresit Demokratik, subjekt që qeverisë me Komunën e Bujanocit dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar. /Titulli.com/

KBI Preshevë dorëzuan ndihmat për Lagjen e trimave
Ndërron jetë veprimtari, ish deputeti i Luginës, Ramadan Ahmeti-Daci
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration