
KBI Preshevë dorëzuan ndihmat për Lagjen e trimave
Të martën Muftininë e BFI-së në Kumanovë e vizitoi një delegacion nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë i udhëhequr nga kryetari i Këshillit Fikret ef.Limani, kryeimami Abdulla ef.Abdiu, dhe arkatari i Këshillit Hevzi ef.Nuhiu, të cilët u pritën nga Muftiu i Muftinisë së Kumanovës Abedin ef.Imeri me operativën e Muftinisë.
Muftiu Abedin ef.Imeri në emër të Muftinisë së Kumanovës e falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë aksion humanitar, duke lutur Allahun e Madhërishëm që t`i shpërblejë me të mirat e Tij, transmeton Zhurnal.
Pas një takimi të shkurtër në Muftini, mysafirët shprehën dëshirë për ta vizituar Lagjen e Trimave për t`i par për së afërmi pasojat e aksionit policor dhe të shoqëruar nga Muftiu Abedin ef.Imeri, Sadullah ef. Abdullai dhe vaizi i Xhamisë në Lagjen e Trimave Eljasa ef.Mamutin në fund të shqetësuar nga pamjet që i panë u ndanë duke lutur Allahun që kurrë më mos të përsëriten këto gjëra të rënda me pasoja katastrofale. /Titulli.com/