Nagip Arifi propozoi komision për punëtorët, pozita ja refuzon
Problematika e punëtorëve të ish ndërmarrjes publike "Drejtoria për ndërtim" ngjallën debat në seancën e kuvendit komunal të Bujanocit.Nagip Arifi, këshilltarë i Partisë Demokratike propozoi formimin e një komisioni për shqyrtimin e gjendjes dhe statusit të ndërmarrjes publike komunalia dhe drejtoratit për ndërtim por propozimi i tij nuk u miratua dhe 22 këshilltarët komunal votuan kundër kësaj, shkruan Titulli.com
Ai foli se edhe administrata komunale ka numër të madh të punëtorëve të angazhuar.
Ndaj propozimit të Arifit reagoi këshilltari nga radhët e PVD-së, Enver Ramadani i cili porositi opozitën shqiptare të mos merret me këtë çështje.
“Pozita, gajlen e punëtorëve lenani neve, mos u lodhni ju të opozitës çka ndodh me punëtorët e drejtoratit për ndërtim e urbanizëm, këtë gajle lenani neve. As edhe një punëtor s do të mbetet pa punë e puna e pagesës së punëtorëve është e jona”, vlerësoi Ramadani.
Nga muaji shkurt i këtij 16 punëtorët e ish ndërmarrjes publike “Drejtorati për Ndërtim”, janë bërë pjesë e administratës komunale të Bujanocit./Titulli.com/