Nagip Arifi dorëzon mandatin e kryetarit të komunës së Bujanocit Fotografi e bërë më herët në kabinetin e kryetarit të komunës
Lokale

Nagip Arifi dorëzon mandatin e kryetarit të komunës së Bujanocit

17.May.2016 16:08
0
Ish kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka dorëzuar mandatin e tij tek zëvendës/kryetari i komunës Stojanqa Arsiq.

Në njoftimin e Partisë Demokratike thuhet se pranim-dorëzimi ishte paraparë të bëhet në ditën e sotme mirëpo kjo deklaratë nuk është konfirmuar nga i zgjedhuri për kryetar të komunës, Shaip Kamberi. 

Arifi deri më tani ka udhëhequr me komunën e Bujanocit për 10 vite ndërsa partia e tij nuk është pjesë e koalicionit qeverisës të dalë nga zgjedhjet e 24 Prillit. 

Për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, Bujanocin do ta drejtojë Shaip Kamberi me partnerët e tij të qeverisjes dhe postin e kryetarit pritet ta marrë brenda këtyre ditëve./Titulli.com/

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi: Të bashkëpunojmë me çdo mik por edhe të luftojmë me çdo armik (video)
E dashura e futbollistit Berat Xhymshitit nga komuna e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration