Kryetari i komunës së Bujanocit  Shaip Kamberi:  Të bashkëpunojmë me çdo mik por edhe të luftojmë me çdo armik (video)
Lokale

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi: Të bashkëpunojmë me çdo mik por edhe të luftojmë me çdo armik (video)

17.May.2016 12:14
0
Në seancën e parë të kuvendit komunal në Bujanoc, Shaip Kamberi është rizgjedhur kryetar i komunës së Bujanocit për mandatin katërvjeçar të dalë nga zgjedhjet e 24 prillit.

Ai gjatë fjalimit të parë në cilësinë e kryetarit falënderoi këshilltarët për besimin e dhënë duke qenë i vetëdijshëm për problemet që ka Bujanoci, shkruan Titulli.com.

“Une e di që Bujanoci përballet me sfida të shumta që kërkojnë angazhim maksimal prej secilit prej nesh që nënkupton 100% angazhim të mundësive dhe kapaciteteve tona që do ti japon në punë dhe detyrat që i kemi marrë”, theksoi Kamberi.

Kryetari i porsazgjedhur,  Shaip Kamberi është shprehur  se i duhet një bashkëpunim i shumicës parlamentare dhe opozitës që shpresojmë se do të jetë konstruktive që do të jetë garantuesi më i mirë i punës dhe gabimeve eventuale.

“Ne duhet me seriozitetin më të madh t’i qasemi obligimeve që i kemi marrë dhe të ndihmojmë bujkun, shkollat, të ndihmojmë qytetarin e komunës së Bujanocit të ofrojmë mundësi për secilin e të mos ndihet i rrezikuar asnjë qytetarë. Të hapim rrugë më diasporën tonë të fuqishme dhe të bashkëpunojmë me çdo mik por edhe të luftojmë me çdo armik që nuk ja do të mirë komunës së Bujanocit”, deklaroi mes tjerash Kamberi.

Shaip Kamberi duke folur për të ardhmen e qeverisjes së tij tha se në bashkëpunim me të gjithë mundë  të arrihen objektivat dhe pritshsmërit e qytetarëve të realizohen.

Për me tepër shikoni videon: 

VIDEO

Ftohet tifozët për ndeshjen në futboll mes KF "Tërnoci" dhe KF"Pçinja"
Nagip Arifi dorëzon mandatin e kryetarit të komunës së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration