Nagavci e Bislimi shpërndajnë tekstet shkollore për nxënësit e Luginës (foto)
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vizituar edhe disa shkolla të Luginës ndër të tjera ata kanë shpërndarë tekste shkollore për këta nxënës.
Me këtë rast, Nagavci u uroj nxënësve shumë suksese në procesin mësimor.
“Sot jemi siguru me i sjell librat që mos me u mungu asnjë libër, jam e bindur që arsimtarët e juaj do të punojnë me shumë përkushtim, pres dhe besoj që edhe ju keni me mësu mirë dhe keni me pas shumë sukses”, u shpreh ajo.
Tutje, gjatë këtij takimi ministrja Nagavci u tregoi nxënësve që ajo ka qenë mësimdhënëse e Gjuhës Shqipe, e poashtu edhe zëvëndësministri Bislimi u tha atyre se është mësues me profesion dhe se para se të nisej për Preshevë e kishte mbajtur një ligjeratë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, në kuadër të vizitës së tyre në Luginën e Preshevës, kanë shpërndarë libra në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërnoc të Komunës së Bujanocit dhe shkollën “ Zenel Hajdini” në Komunën e Preshevës.
Për këtë vit shkollor, Qeveria ka ndarë mjete për blerjen e librave prej klasës së parë deri në të tetën për nxënësit në Luginë të Preshevës.
Më poshtë mund të shihni pamjet e Klan Kosovës nga momenti i shpërndarjes së këtyre teksteve: