Nëse serbët marrin "zajednicën", shqiptarët në Luginë do të kërkojnë autonomi
Lokale

Nëse serbët marrin "zajednicën", shqiptarët në Luginë do të kërkojnë autonomi

22.Aug.2015 17:23
0
Shqiptarët në Luginë të Preshevës kaherë kanë kërkuar reciprocitet, duke vlerësuar se të drejtat që serbët i kërkojnë dhe i kanë në Kosovë, të njëjtat t'i kenë edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Asociacioni i Komunave të Kosovës, që ndryshe po quhet edhe “zajednica”, që me ngulm po kërkohet nga serbët e Kosovës, ka bërë që edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës të ngrenë kërkesat e tyre.

Jonuz Musliu, përfaqësues politik i shqiptarëve, ka  paralajmëruar se Lugina do të shpallë autonominë në rast se në Kosovë themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Ai ka thënë se do të kërkojnë bashkimin me Kosovën, në përputhje me me Referndumin e 1-2 marsit të vitit 1992.

Sipas Musliut, nëse serbët e Veriut shpallin Asociacionin e Komunave apo autonomi edhe ne në Luginë të Preshevës do të shpallim autonominë, me të drejtë të bashkimit me shtetin tonë amë, Kosovën. Ai është thirrur në referendumin e banorëve të Luginës së Preshevës të mbajtur në fillimmasrin e vitit 1992, duke thënë se vetëvendosjen e popujve e garanton edhe Karta e OKB-së, transmeton Zëri.

Musliu ka rikujtuar se disa herë kanë kërkuar reciprocitet, kanë kërkuar që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por se një kërkesë e tillë është injoruar si nga Serbia, ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar. Ai ka thënë se janë të përkushtuar që të gjitha këto kërkesa t’i arrijnë me mjete paqësore, pa dhunë, ngase siç ka shtuar Musliu, zgjidhja e problemit në Luginë do të thotë edhe paqe dhe stabilitet për rajonin.
“Edhe për shqiptarët e Luginës duhet të vlejë parimi i reciprocitetit, atë që marrin serbët në Kosovë, të marrin shqiptarët në Luginë”, ka thënë ai. /Titulli.com/

Rexhep Zylfiu, top modeli nga Presheva me koleksione të reja (Foto)
42 kandidatë për gjashtë asistentë në shkollat e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration