42 kandidatë për gjashtë asistentë në shkollat e Luginës
Lokale

42 kandidatë për gjashtë asistentë në shkollat e Luginës

22.Aug.2015 22:22
0
Në Nish po mbahet testimi i kandidatëve për asistent të profesorëve të cilët i mësojnë nxënësve gjuhën serbe në shkollat fillore të Bujanocit dhe Preshevës. Gjashtë më të mirët, para fillimit të mësimit do t'i nënshtrohen trajnimit tetë ditor.

Sipas projektit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ministrisë së Arsimit dhe Progresit Evropian, për gjashtë pozitat e kandidatëve të cilët do të punojnë gjatë vitit të ri shkollor, janë paraqitur 42 kandidatë të cilët kanë përfunduar studimet e gjuhës dhe letërsisë serbe nga qytete të Serbisë, raporton Titulli.com.

Para fillimit të procesit mësimor, gjashtë më të mirët do të ndjekin trajnimet tetë ditore për të punuar në shkollat fillore në Preshevë dhe Bujanoc, për një periudhë në kohëzgjatje prej 10 muajve.

Konkursi për asistentë në lëndën e gjuhës serbe si gjuhë jo amtare në shkollat e Luginës, ishte hapur më 6 gusht të këtij viti. /Titulli.com/

Nëse serbët marrin "zajednicën", shqiptarët në Luginë do të kërkojnë autonomi
Mijëra emigrantë kanë arritur në Preshevë, mijëra po presin (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration