Foto: juznevesti.rs
Lokale
Në minierën "Lece" në Medvegjë humb jetën minatori 31 vjeçar
Të premten, më 18 mars, në vendin e tij të punës ka humbur jetën minatori nga fshati Lece në komunën e Medvegjës.Ndihmësi i minatori, 31 vjeçari Martin Vasilevski, ka humbur jetën kur në të ka rënë një pjesë e murit gjatë shpimit në thellësi rreth 100 metra.
“Gjatë shpimit, në trupin e punëtorit ka rënë një pjesë e bllokut rreth gjysmë ton e rëndë. Ekipi ynë i intervenimeve për raste të këtilla reagoi me urgjencë, por për fat të keq punëtori nuk mbijetoi”, ka thënë drejtori i minierës “Lece”, Dushko Gagiq.
Me këtë rast janë njoftuar inspektori i minierave, Ministria e punëve të brendshme dh organet tjera përgjegjëse.
Minierën “Lece” e ka marr me qira fondi anglez “Life stone capital” me seli në Dubai./Titulli.com/