Në Bujanoc 830 familje jetojnë me ndihma sociale (video)
Lokale

Në Bujanoc 830 familje jetojnë me ndihma sociale (video)

18.Apr.2016 15:11
0
Qendra për punë sociale në Bujanoc aktualisht ka 4.116 shfrytëzues në kategori të ndryshme, dhe për pomentin janë afër 830 familje që marrin asistencë sociale, tha për Portalin Informativ Titulli.com, Nijazi Ahmeti, drejtor i Qendrës për punë sociale në Bujanoc.

“Shuma e mjeteve që marrin këto familje, varësisht prej numrit të anëtarëve, sillet prej 8.000 deri në 26.000 dinarë në muaj”, thotë Ahmeti.

Sipas tij, në këtë qendër 304 persona me invaliditet, apo me aftësi të kufizuara marrin asistencë sociale, ndërsa shumën e mjeteve e përcakton komisioni mjekësor i Fondit pensional invalidor nga Nishi.

“Varësisht prej dëmtimeve psikofizike personat me aftësi të kufizuara marrin prej 10.000 deri në 27.000 dinarë në muaj”, shton drejtori Ahmeti për portalin Titulli.com.

Qendra për punë sociale në Bujanoc ndihmon edhe fëmijët pa përkujdesje prindërore, gjen strehim apo familje të interesuara për adoptim për fëmijët e braktisur, ndërsa në bashkëpunim me Kryqin e kuq do të realizojë një projekt që të ndihmojë me shujtë të ngrohtë rreth 900 persona në nevojë.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni me video deklaratën e drejtorit të Qendrës për punë sociale, Nijazi Ahmetit dhënë portalit Titulli./Titulli.com/

VIDEO:

Shaip Kamberi: Rruga Muhoc "“ Zarbicë do të ndërtohet me mjetet e buxhetit komunal, e jo me pjesëmarrje të banorëve (video)
Ambasadori amerikan vizitoi ushtarët serbë dhe amerikan në bazën ushtarake "Jug" në komunën e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration