"Mësimet nga e kaluara, në të mirë të së ardhmes" (foto)
Rajoni, i cili për shumë vite vlerësohej si një fuçi e paparashikueshme baruti, me shumë sfida në vitin e jubilareve të mëdha, sikurse po fiton përgjigjet e duhura për çështjet komplekse të ditës së sotme.Andaj, tema kryesore e Fondit për përsosmëri politike, Lëvizjen Evropiane në Serbi dhe Qendrën Beogradase për politikë të sigurt, Evropa 2014: Fundi apo fillimi i ri...shumë nga përgjigjet e duhura i ofron Forumi i Sigurisë në Beograd i cili është hap nga 30 shtatori në hotel Hajat, me një ngjarje akademike të shfrytëzimit të së kaluarës, kujtimet kolektive dhe siguria ndërkombëtare.
Në këtë forum që po përcillet nga Rrjeti i Mediave të Pakicave në Serbi, pjesë e së cilës është edhe portali informativ Titulli, shumica e folësve ka paraqitur hulumtimet në temën e shfrytëzimit të së kaluarës dhe kujtimet kolektive në krijimin e perceptimit të praktikave të sigurisë.
Në fillim të takimit prof.Dr. Iver Neumann, profesor i ekonomisë dhe shkencave politike, foli në temën “Më kujtohet kur Rusia ishte fuqi e madhe”.
Në fjalën hapëse u prekën shumët tema: nga zhvillimi historik i Rusisë, nëpërmjet analizës së marrëdhënieve të saj Evropën deri në momentin e tanishëm që po shënojnë marrëdhënie të turbullta dhe të komplikuara në mes të Moskës dhe Ukrainës.
Ai foli për multipolarizimin, si një nga aspiratat e botës së sotme. Shikimi në krizat bashkëkohore, analogjia historike dhe mësimet, dominuan në dy panelet e para: Teoria rreth kujtesës/rrjeti i sigurisë si dhe Kujtimet dhe analogjitë historike në politikën botërore. Paneli i tretë i dedikohej Kujtimit dhe (jo)sigurisë në ish-Jugosllavi.
Pasditja e sw martës shënoi Raportin mbi prirjet transatlantike në vitin 2014, seancën dedikuar trendëve të migrimit në Bashkimin Evropian, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dyzet vite pas Helsinkit, si dhe problematikat e zgjerimit të BE-së nga aspekti i pjesëve që mungojnë.
Dita e mërkurë do t’i kushtohet pyetjeve lidhur me hapjen e debatit ndërmjet agjendës transatlantike dhe euroazisë, Bashkimit Evropian dhe periferisë së saj, marrëdhënieve Serbo-Shqiptare në vitin 2015-të, përvojat e Vishegradit për Ballkanin Perëndimor.
Tema këto të rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe më gjerë, rajonin dhe aktualitetin evropian dhe ardhmërinë./Oto Filip/Titulli.com/