Mustafi vizitë falënderimi në qeverinë e Kosovës
Lokale

Mustafi vizitë falënderimi në qeverinë e Kosovës

23.May.2023 17:16
0

Ragmi Mustafi, ish kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka realizuar sot një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai përmes një postimi ka njoftuar se ka falënderuar për angazhimet e Kosovës ndaj avancimit të pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Postimi i Ragmi Mustafit në Facebook:

Falënderues ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministrit Kurti e zvKryeministrit Besnik Bislimi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Idetë e përbashkëta për avancimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës bashkërisht i kemi kthyer në fushveprim.

Avokim dhe diplomaci për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga Brukseli, Strazburgu e deri Washington D.C e New York, përtej Atlantikut!
 
Mbështetja financiare e buxhetim nga Kosova drejtpërdrejtë tek shqiptarët e Luginës më herët ishin veç ide e dëshira, bashkë i bëmë realitet.
 
Takimin e fundit në krye të KKSH kisha nderin ta realizoj me zvKryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. Bashkë u pajtuam që angazhimi në shërbim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk do të mungojë, pavarësisht pozitave e në çfarëdo kapaciteti që është nevoja.
 
Faleminderit shumë Kosovë
Pse të shtënat masive nuk do ta ndryshojnë kulturën e armëve në Serbi?
Sekretari Kurtoviq lëshoi seancën konstituive të Këshillit Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration