Mustafi: Përçarjet në elektoratin shqiptar i kanë demoralizuar votuesit për deputet
Lokale

Mustafi: Përçarjet në elektoratin shqiptar i kanë demoralizuar votuesit për deputet

07.Apr.2022 17:58
0

Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafi, thotë se kombinimi i disa faktorëve çoi në një pjesëmarrje të ulët, që automatikisht nënkupton një numër më të vogël votash dhe në fund të fundit një numër më të vogël të deputetëve në Kuvendin e Serbisë.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se është e sigurt se përçarjet në elektoratin shqiptar i kanë demoralizuar pjesërisht votuesit, por thekson se ishte e pamundur të gjendet një kompromis mes dy koncepteve krejtësisht të ndryshme për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve nga kjo pjesë e Serbisë.

“Ishte e pamundur të pajtohej politika e këmbënguljes për të drejtat individuale dhe kolektive, të garantuara me marrëveshje ndërkombëtare, me politikën e palës tjetër, e cila, duke iu referuar faktit se këtu në 20-30 vjetët e fundit nuk është bërë asgjë për t’i përmirësuar standardet e njerëzve dhe cilësinë e jetës, një qasje shumë më pragmatike ndaj bashkëpunimit të mundshëm me autoritetet në Beograd”, shpjegon Mustafi për dallimet në pikëpamjet ndërmjet Shaip Kamberit dhe Shqiprim Arifit.

Në zgjedhjet parlamentare në Serbi të mbajtura më 21 qershor 2020, partitë kryesore shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva u shfaqën në listën e përbashkët dhe fituan rreth 26.500 vota, ose tre ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Frymëzuesi i idesë së pjesëmarrjes së përbashkët në zgjedhjet parlamentare ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse realizues ministri i atëhershëm për Evropën dhe Punët të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj./REL/

Rezultatet e fundit: Lugina e Preshevës pa deputetë në Kuvendin e Serbisë
Kandidati për deputet Arifi: I ofrova barkën e suksesit Kamberit, ai e fundosi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration