Mustafi nga KKSH: Të ndërtohet një spitali në Luginë të Preshevës
Lokale

Mustafi nga KKSH: Të ndërtohet një spitali në Luginë të Preshevës

10.Dec.2020 16:50
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa thotë se duhet të ndërtohet një spital në Luginë të Preshevës, marrë parasysh gjendjen e rëndë dhe mangësitë që ka shfaqur sistemi shëndetësor edhe gjatë kohës së pandemisë. 

Postimi i tij në Facebook: 

SERBIA TË ZBATOJË MARRËVESHJEN, TË NDËRTOJ SPITALIN PËR QYTETARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS

 
Sot shënohet Dita e të Drejtave të Njeriut – dita kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi, në 1948, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.
 
Ky dokument historik që shpall të drejtat e patjetërsueshme për të cilat të gjithë kanë të drejtë si qenie njerëzore – pavarësisht nga raca, ngjyra, feja, seksi, gjuha, mendimi politik ose mendimi tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, prona, lindja apo statusi tjetër.
 
Përhapja e koronavirusit edhe në Luginën e Preshevës ka pasqyruar se Serbia shtetërore nuk ka krijuar mundësi të barabarta për të gjithë.
Gjithashtu, jo gjithë profesionistët, kanë guximin të adresojnë dështimet e ekspozuara nga COVID-19 në sistemin e brishtë të mbrojtjes shëndetësore dhe të zbatojmë standardet e të drejtave të njeriut për të trajtuar pabarazitë e rrënjosura e sistematike, përjashtimin dhe diskriminimin ndër gjenerata.
 
Të Drejtat e Njeriut duhet të jenë epiqendër e reflektimit, gjatë e pas krizës me COVID-19, që ka thelluar varfërinë, rrit pabarazitë dhe ka rrënjosur diskriminimin strukturor.
 
Barazia dhe mos-diskriminimi janë kërkesat thelbësore edhe për të ardhmen post-COVID.
 
Përveç që duhet të angazhohemi dhe mbrojmë të drejtat themelore, ekonomike, sociale dhe kulturore. Duhet të kërkojmë edhe të drejtën për mbrojtje shëndetësore që buron edhe nga “Planin 7 pikësh”(2013) të aprovuar nga vetë Qeveria e Serbisë.
 
Andaj ftojë Qeverinë e Republikës së Serbisë të zbatojë këtë marrëveshje e ndërtoj spitalin e nevojshëm e të domosdoshëm edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.
 
Shëndeti është e drejtë themelore e njeriut në Serbi që nënkupton duhet të sigurojë qasje në kujdesin shëndetësor në kohë, të pranueshëm dhe të përballueshëm me cilësi të përshtatshme.
 
Shteti është i obliguar për shpërndarjen, sigurimin e burimeve dhe shërbimeve shëndetësore. Lugina kërkon që të gëzojë të drejtën për shëndet edhe si masë kundër diskriminimit dhe pabarazisë edhe si masë për të mundësuar qasje në përkujdesjen shëndetësore.
Kamberi: Serbia nuk është në gjendje ta kryejë integrimin e vet të brendshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration