Mustafi në fushatë: Për më shumë Shqipëri e Kosovë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë do vazhdojmë bashkë
Ragmi Mustafi, kandidat nga lista "Partia për Veprim Demokratik - Ragmi Mustafi" për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar ka vazhduar fushatën me aktivitete te ndryshme.
Mustafi në tre takimet e fundit me rininë dhe bashkësi të ndryshme lokale në Bujanoc dhe Preshevë.
“Me rininë e fitores Vazhdojmë bashkë për barazi. Për bursa, për kuota e specializime. E dimë çfarë duam e dimë si mundemi, e dimë se mundemi. Me 13 nëntor votojmë numrin 2 e bashkë festojmë. Sot, gjithnjë, gjithmonë e përgjithmonë të rejat e të rinjtë mbeten motivi kryesor e shtysa më e madhe e çdo zhvillimi. Përkrahja e tyre sot është rezultat i përbashkët nesër”, shkroi Mustafi në Facebook.
“Në Miratoc për të përçuar mesazhin e fitores së 13 nëntorit! Edhe në këtë takim potencova rëndësinë që Republikën e Kosovës e Shqipërisë nuk mund, e me neve asesi nuk do të ndodhë t’a shohim si rival. Ata jane partnerët tanë kryesor në angazhimin tonë për kultivimin e avancimin e identitetit shqiptar! Për më shumë Shqipëri e Kosovë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë do #VazhdojmëBashkë, në mandatin e dytë”, ka shkruar Mustafi.
“Në Letovicën e mosdorëzimit. Se fitorja e 13 Nëntorit është fitore për arsimin, për kulturën, për mbrojtjen e identitetit e simboleve kombëtare.Vazhdojmëbashkë për ti dhënë shtysën e madhe organizimit e mobilizimit të shqiptarëve në Luginë”, ka shkruar Ragmi Mustafi, në Facebook.
Zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptarë mbahen më 13 Nëntor 2022./Titulli.com/