Mehmeti në fushatë: Rezistenca jonë do të vazhdoj deri në bashkimin e Luginës me Kosovën
Enver Mehmeti, kandidat nga lista "Partia Demokratike Shqiptare- Dr. Ragmi Mustafa" për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, vazhdon të promovojë programin parazgjedhorë me aktivitet të ndryshme.
Mehmeti në takimet e tij me elektoratin theksoi mes tjerash se do të jetë konsistent në artikulimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Enver Mehmeti, theksoi se do të angazhohet maksimalisht që edhe në këto momente të vështira , të jemi konsistent në artikulimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Me moton për Bashkim, u ftuan të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, që me datë 13 nëntor të dalin masovikisht dhe të mbështesin kandidatin e vetëm nga komuna e Preshevës si dhe Partinë Demokratike Shqiptare, duke rrethuar numrin 5.
“Bashkëbisedim me qytetarët Corroticë e Raincë mbi domosdoshmërinë e fuqizimit të kërkesës legjitime e verdiktit popullor”Për Bashkim” të konfirmuar edhe në Referendumin e 1 dhe 2 Marsit të vitit ‘92! Duke analizuar rrethanat e reja të krijuara me një serbi të njëjtë ndaj shqiptarëve për të cilën u akorduam edhe me kryeministrin Kurti në takimin e fundit se “Serbia nuk ndryshon kur janë në pyetje shqiptarët”! Andaj padyshim se rezistenca jonë duhet të vazhdoj në këtë drejtim dhe si zgjidhje që e shpëton Luginën është vetëm Bashkimi me Republikën e Kosovës dhe në këto momente të rëndësishme radhën e ka Presheva të udhëheqë me këtë process”, ka shkruar në Facebokk Enver Mehmeti.
““Kryeministri Kurti, duhet të merr vendim per shqiptarët e Luginës si të veprojnë, në rrethanat e krijuara! Duhet të jemi të gatshëm të aplikojmë reciprocitet, nëse e kërkon interesi i Republikës së Kosovës, e është në favor të Bashkimit. Për të ardhmen e fëmijëve tanë, vetëm Bashkimi me Republikën e Kosovës është zgjidhja, për paqe afatgjate, që e rikthen shpresën në Luginë! Por, padyshim se ky duhet të jetë qëllimi i gjithë subjekteve politike dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkryar në Facebook, Enver Mehmeti.
Zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar mbahen më 13 Nëntor 2022./Titulli.com/