Mustafi: Këshilli Kombëtar Shqiptar i përkushtuar ndaj interesave shqiptare
Lokale MDULS

Mustafi: Këshilli Kombëtar Shqiptar i përkushtuar ndaj interesave shqiptare

17.Dec.2018 08:19
0

Ragmi Mustafi është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në nëntor të këtij viti dhe sipas tij ky është i vetmi institucion legal shtetëror që është në funksion të mbrojtjes, ruajtjes dhe avancimit të identitetit kombëtar.

Ai në një intervistë për Titulli.com theksoi se do të krijoj rrjetin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës si dhe shndërrimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në institucion të respektueshëm vendor e ndërkombëtar.

 

Fillimisht na tregoni sa ështëi rëndësishëm për shqiptarët funksionimi i  Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe cilat janë pengesat momentale të këtij institucioni? 

Mustafi: Përtej privilegjeve po e marrim përgjegjësin kur rajoni ka hyrë në fazë të rëndësishme e finale të bisedimeve Kosovë-Serbi dhe mundësia e përfshirjes së Luginë së Preshevës në këtë proces kërkon përfaqësimin legjitim e të dinjitetshëm. Po e marrim përgjegjësinë në një moment historik, kur historia kërkon vendosmëri, zotësi e këmbëngulësi për të realizuar sakrificat e idealet tona.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është i vetmi institucion legal shtetëror që është në funksion të mbrojtjes, ruajtjes dhe avancimit të identitetit kombëtar. Ka mandatin për zgjedhjen e të gjitha çështjeve që janë me interes nacional të shqiptarëve. Këshilli Kombëtar Shqiptar është i bazuar në Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës të paraparë me kompetenca në arsim, kulturë, informimit, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare.

Vështirë se mund të gjesh në Evropë komunitet më të diskriminuar se sa shqiptarët e Luginës së Preshevës. Këshilli Kombëtar Shqiptar është reduktuar nga 29 anëtarë në 15 anëtarë, që ka shpier edhe në zvogëlimin e buxhetit (edhe ashtu të mangët) prej 30%, për shkak të qasjes diskriminuese duke marrë për bazë regjistrimin e popullsisë vitit 2011, edhe pse Këshilli Evropës ka theksuar se Serbia duhet ndjekin një qasje fleksibile në përdorimin e të dhënave të këtij regjistrimi për zhvillimin e politikave që ndikojnë në të drejtat e personave që i përkasin pakicave kombëtare, veçanërisht ku një bojkot i popullatës shqiptare kishte një ndikim të rëndësishëm në rezultatet e regjistrimit.

 

Në fushën e arsimit janë bërë angazhime nga Këshilli Kombëtar Shqiptar por jo të mjaftueshme sidomos në sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. A ka plane qeverisja e re për këtë fushë dhe zhvillimin e kulturës? 

Mustafi: Këshilli Kombëtar Shqiptar ka për mision të luaj një rol të dorës së parë e të pazëvendësueshëm në fushat që janë kompetencë e tij: arsim, kulturë, informim dhe përdorimin e gjuhës dhe simboleve, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në çuarjen përpara të të drejtave të shqiptarëve  dhe kthimin e tij në një platformë për të gjithë. Problemet e grumbulluara nder vite pikërisht nëkëto fusha tëveprimtarisë se Këshilli Kombëtar Shqiptar e bëjnë akoma me të rëndëndjenjën e përgjegjësisëkombëtare e qytetare.

Gjithashtu, jemi në fazën kur duhet të kemi një qasje strategjike, për ta konkretizuar në një strategji të përgjithshme dhe sektoriale e cila do të përbën rrugën e ndërmarrjes së veprimeve dhe konsumimit të drejtave ligjore si në arsim ashtu edhe në kulturë. Parapërgatitjet janë duke u bërë dhe në këtë kuptimduhet të kërkojmë frymëzimin, në lirinë individuale e kolektive të çdo shqiptari në Luginën e Preshevës. Në të drejtat tona kombëtare. Në gjendjen e shkollave shqipe, në nxënësit e mungesën e teksteve dhe librave shkollorë, në cilësinë dhe përgatitjen e mësimdhënësve, në mos njohjen e diplomave dhe në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës tone kombëtare. E mbi të gjitha në ruajtjen dhe avancimit e asaj se çfarë jemi. Në të vërtetën. Për t’i dhënë shtysën e madhe që i duhet mbrojtjes së vlerave e traditës sonë e njëkohësisht në krijimin e hapësirës për përmbajtjet bashkëkohore kulturore dhe realizimin e vizionit tonë për të ardhmen.

 

Gjithashtu kemi ngecje të përdorimit të shkrimit dhe gjuhës shqipe në institucione të ndryshme komunale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Si do të arrini të avanconi këtë fushë në të mirë të qytetarëve shqiptarë?

Mustafi: Këshilli Kombëtar Shqiptar do të angazhohet në krijimin e mekanizmave që mishërojnë dhe nxisin kudo e sistematikisht monitorimin e reagimin. Nuk duhet të mjaftohemi me hapësirën që iu është lejuar shqiptarëve dhe duhet shumë punë për të krijuar edhe më shumë organizma e institucione që i shërbejnë dhe përfaqësojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Thënë kjo do të kërkojmë nga të gjitha organe e institucionet qoftë të nivel lokal qoftë të nivelit republikan të respektojnë Ligjin mbi përdorimin e gjuhëve dhe shkrimeve, përkatësisht Konventës evropiane mbi përdorimin e gjuhëve rajonale dhe të pakicave, sepse këto institucione duhet të komunikojnë edhe në gjuhën shqipe atje ku plotësohen kushtet ligjore.

 

Përdorimi i flamurit kombëtarë vazhdon të mbetet ende një problematikë e ndjeshme por edhe media shqiptare përballet me mungesë të kushteve të funksionimit. Cili është vizioni për të këto?

Mustafi: Për mua janë frymëzim liria, barazia, drejtësia, historia, identiteti, flamuri, gjuha e mbi të gjitha forca që ka mbajtur shqiptarët të gjallë veprimi. Këshillit Kombëtar Shqiptar si institucion kredibil e legjitim ta kthejmë në një institucion të aftë që të bëhet udhërrëfyesi jo vetëm moral e politik por edhe profesional, për ta zhvilluar Luginën e Preshevës në përshtatje me ambicien legjitime të shqiptarëve.Këshillit Kombëtar Shqiptar do të ofroj hapësirën dhe do të jetë i hapur për të gjitha mediat në gjuhën shqipe që në partneritet të gjejmë bashkërisht zgjidhje e për të tejkaluar pengesat në këtë fushë.

A mundë të na thoni se cilat do të jenë prioritet e Këshillit Kombëtar Shqiptarë për vitin 2019?

Mustafi: Këshilli Kombëtar Shqiptar domosdoshmërish synim ka mbrojtjen, ruajtjen dhe avancimin e  identitetit kombëtar, krijimin e rrjetit të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës si dhe shndërrimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në institucion të respektueshëm vendor e ndërkombëtar. Për të pasur një përfaqësim më profesional e të sinqertë, më dinjitet e integritet e mbi gjitha të përkushtuar ndaj përpjekjeve të shqiptarëve për të realizuar kërkesat tyre legjitime si vetmja rrugë për të u përballur me diskriminimin që ushtrohet ndaj shqiptarëve.

 

 

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration