Mustafa: Zyra për diasporën në Preshevë, mashtrim i popullit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ragmi Mustafa gjatë një emisioni në RTV "Aldi" ka folur mes tjerash edhe për zyrën e diasporës që ka hapur komuna e Preshevës duke e quajtur një mashtrim të radhës të komunës.“Diaspora ka pasur tretman të veçantë. Çfarë do të bëjnë me këtë zyre, do ta mashtrojnë popullin, mashtrimet e vazhdueshme që i bënë zëvendëskryetari i komunës Xhelal Mehmeti, me mashtrime ka ardhur në PVD, të cilin me mashtrime nuk e bënë as kryetar e as zëvendës kryetar”, është shprehur Mustafa.
Ai është shprehur skeptik se ndonjëri nga bashkatdhetarët do ti bie të holla atij për investime dhe menaxhime, siç ka bërë mashtrime me ndërtimit e shtëpive, duke thënë se mërgimtarët janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre.
“Me këto mashtrime dhe mashtrues ordiner që i bie nga Shqipëria dhe Jagodina, tash i bie anëtarë të shoqatës Fondi humanitar i Kosovës Lindore, shokë që sa kohë kanë punuar bashkë kurse janë mërgimtarë”./Titulli.com/