Bujanoc: Konkursi i hapur deri më 19 Maj për mjete stimuluese të  bujqësisë
Lokale

Bujanoc: Konkursi i hapur deri më 19 Maj për mjete stimuluese të bujqësisë

05.May.2017 12:01
0
Nga buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2017 janë planifikuar të ndahen 23 milion dinarë për subvencionim të bujqësisë dhe për veterinari dhe për këtë është shpallur deri më 19 maj.

Metin Ramizi, anëtar i komisionit për ndarjen e subvencioneve tha për Titulli.com se 19.5 milion dinarë do të ndahen për bujqësi ndërsa 3.5 milion dinarë për veterinari kryesisht për mbarsim artificial të kafshëve ndërsa viti e kaluar janë ndarë 9 milion dinarë për bujqësinë.

“Mjetet stimuluese janë të parapara për sektori i qumështit, sektori i frutave (rrush,perimet,kërpudhat dhe lulet), sektori  kulturave tjera si (drithëra,bimë industrial,aromatike dhe erëza) si dhe sektori i bletarisë”, është shprehur Metin Ramizi për portalin Titulli.com.

Ai theksoi se pas mbylljes së konkursit, komisioni parasheh shqyrtimin e dokumentacionit të nevojshëm si dhe do të bëhet verifikimi në teren për mjetet e përfituara se a i posedojnë përfituesit apo jo .

Sipas tij të drejtën në stimulime në bujqësi kanë ekonomit bujqësore dhe ekonomit familjare nga territori i komunës së Bujanocit, të cilët janë të regjistruar në regjistrin e ekonomive bujqësore me status aktiv, në përputhje me ligjin që rregullon bujqësinë./Titulli.com/

Alternativa pë Ndryshim takim me bashkatdhetarët në Zvicër (agjenda)
Mustafa: Zyra për diasporën në Preshevë, mashtrim i popullit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration