Mustafa: Zgjedhjet ofrojnë mundësi, pushtetin aktual ta nisim në opozitë
Ragmi Mustafa, kandidatë për kryetar të komunës nga lista e PDSH-së në zgjedhjet e parakohshme lokale të mbajtura më 28 mars ka përshëndetur rezultatin e arritur.
Ky është postimi i plotë në Febook nga Ragmi Mustafa:
Të dashur anëtar e simpatizues të Partisë Demokratike Shqiptare, zgjedhjet lokale tanimë kanë mbaruar. Jemi në pritje të rezultateve preliminare nga KKZ. Megjithëate partia ka siguruar rezultatet e zgjedhjeve nga anëtarët e saj të këshillave të votimit. Jemi të radhitur në vendin e dytë.
Prandaj, falënderimet u takojnë gjithë atyre që dhanë kontribut në këtë rezultat edhe pse më të fuqishëm e kemi pritur.
Nga ana tjetër, rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve ofron më shumë mundësi të formimit të Pushtetit Lokal.
Nëse në vitin 2016 janë thyer rregullat e demokracisë kur PDSH ishte e para dhe shkoi në opozitë, atëher është krijuar mundësia që edhe kësaj radhe të ndodhë. Një prej mundësive është që këtë pushtet aktual në formën e organit të përkohshëm t'a nisim për opozitë dhe t'a çlirojmë Preshevën.
Këtë do e synoj përfundimish PDSH.
Urime dhe fat e suksese në vazhdimsi.
Fushata mbaroi,por politika po fillon, e këtë do të dijmë t'a bëjmë.
falemderit të madhe gjithë votuesve të PDSH-së
autokton e krenar, RM