Mustafa: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja zgjidhje për zhbllokim politik në Preshevë
Lokale

Mustafa: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja zgjidhje për zhbllokim politik në Preshevë

22.Aug.2017 14:51
0
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa gjatë ditës në selinë e PDSH-së priti shefin e zyrës së OSBE-së në Bujanoc Giacomo Bosisio.

Në takim u diskutua mbi situatën aktuale politike në komunën e Preshevës, të cilën misioni i OSBE-së është duke e përcjellur vazhdimisht.

Kryetari i PDSH-së, rikthesoi se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje që mund ta zhbllokojë këtë ngërç politik dhe institucional, i cili ka bllokuar të gjitha zhvillimet në komunën e Preshevës me theks të veçantë projektet që janë në dobi të të gjithë qytetarëve të komunës.

Giacomo Bosisio theksoi se OSBE mbetet e përkushtuar që në komunën e Preshevës të ketë stabilitet politik në mënyrë që të ketë zhvillime pozitive gjithnjë në dobi të qytetarëve./Titulli.com/

"Zëri i Luginës" pjesëmarrës në festivalin mbarëkombëtar në Tuz të Malit të Zi (foto)
Salihu: Presim vazhdimin e seancës, Presheva drejt zgjedhjeve të parakohshme?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration