Mustafa: Viti 2019 i jashtëzakonshëm në bujqësi dhe bizneset lokale në komunën e Bujanocit
Shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së në kuvendi komunal të komunës së Bujanocit, Ragmi Mustafa duke folur për qeverisjen aktuale ka thënë se viti 2019 ka qenë një vit i suksesshëm kur është fjala për projektet, subvencionimi i bujqësisë dhe bizneset e vogla dhe të mesme.
Ai theksoi se qeverisja aktuale ka treguar që ka pasur një kontakt direkt me qytetarët e komunës së Bujanocit.
“Vazhdimi i një mendësie qeverisëse dhe jo pushteti, një kontakt i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe zgjidhjen e problemeve të tyre. Absolutisht e konsiderojë të jashtëzakonshme të dy projektet kryesore në subvencionin e bujqësisë dhe qoftë në subvencionin e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe njëkohësisht vazhdimi dhe përmbyllja gradualisht e projekteve të infrastrukturës që përfundimisht komuna e Bujanocit të ketë infrastrukturë që e meriton”, u shpreh Mustafa për Titulli.com.
Sipas tij edhe vitin 2020 do të mbetet prioritet t’i ndihmohet bujqve dhe bizneseve lokale dhe se do të angazhohet edhe më shumë në proceset edukativo arsimore shkruan Titulli.com.
“Le të them që për këtë vit nuk kanë arrit të gjitha objektivat të përmbyllen por nuk ka qenë problem i vullnetit të qeverisjes lokale por ka qenë më tepër vendimet që janë marrë nga gjykatat e caktuara. Me ç’ rast nuk u ka lejuar që komuna të marrë pagesat nga Elektrodistribucioni për vendosjen në shtyllat të matësve të rrymës dhe vendimet për tokën e kompensuar nga vitet paraprake që është bërë një shumë e madhe e që ka pas një impakt në fundin e rebalancit të buxhetit për vitin 2019”, deklaroi Mustafa.
Mustafa theksoi se për vitin 2020 prioritet mbi prioritetet angazhimet e vazhdueshme për çështjen e subvencionimi i bujqve, subvencionimi i bizneseve të vogla dhe të mesme.
“Angazhimet rreth procesit edukativo arsimor dhe kompletimin e infrastrukturës në komunën e Bujanocit. Kjo do duhej të jetë një vizion ashtu siç e meritojnë qytetarët e komunës së Bujanocit dhe e dyta që është e rëndësishme të reagohet ndaj gjuhës së urrejtjes ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës, posaçërisht ndaj shqiptarëve të komunës së Bujanocit”, tha Mustafa./Titulli.com/