Mustafa: Të shpallen sa më shpejt zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ka deklaruar se partia e tij do të dërgojë kërkesën qeverisë që në kohën sa më të shpejt të shpallen zgjedhjet e parakohshme lokale në komunën e Preshevës.Ai agjencisë beta i ka thënë se nuk do të jetë pjesë e organit të përkohshëm në të cilin ka fituar një anëtarë.
“Ligji i vetëqeverisjes lokale shumë mirë parasheh se në çfarë përbërje duhet të jetë organi i përkohshëm i qeverisjes në një komunë. Sipas ligjit PDSH është dashtë të ketë 2 anëtarë në organin e përkohshëm dhe jo një por gjithashtu edhe kryetarin e këtij organi”, është shprehur Mustafa, transmeton Titulli.com.
Pas paralajmërimeve të anëtarëve të PVD-së dhe PDSH-së se nuk do të jenë pjesë e organit të përkohshëm, 3 anëtarët tjerë do të qeverisin me komunën e Preshevës Shqiprim Arifi, Armend Aliu dhe Branko Trajkoviq të emëruar më 14 shtator nga qeveria e Serbisë./Titulli.com/