Mustafa: Të punojmë për siguri financiare dhe të qëndrojmë në tokat tona (Video)
Gjatë vitit 2014 në komunën e Preshevës janë investuar mbi 300 milion dinarë, ku 136 milion janë transfere të siguruara nga buxheti i republikës së Serbisë (përmes trupit koordinues) e donatorëve ndërkombëtarë si dhe donacionin e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës me vlere prej 100 mijë euro, ka vlerësuar Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës .
Mustafa, gjatë një interviste dhënë portalit informativ Titulli thotë se në vitin 2015 qeverisja lokale do të fokusohet në ndërtimin e infrastrukturës në zonën industriale në Çukarkë që do të krijojë kushte më mira për investime potenciale.
Në pyetjen e gazetarit rreth rolit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në të ardhmen, Mustafa thotë se ky institucion do të merret me avancimin e problemeve të shqiptarëve në Luginë e sidomos në katër fushat bazë.
Lidhur me pjesëmarrjen në vazhdimin e bisedimeve mes spektrit politik shqiptar dhe qeverisë në Beograd, Mustafa është shprehur i gatshëm së bashku edhe me të tjerët të bisedojë për problemet jetike të shqiptarëve por me garancionin e faktorit ndërkombëtarë që vepron në Serbi.
Mustafa ka uruar qytetarët për vitin e ri dhe ka ftuar që të qëndrojnë në tokat e tyre për t’u angazhuar në punë në mënyrë që të krijojë një siguri ekonomike për familjet e tyre.
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa gjatë intervistës ka folur edhe për rolin e partisë opozitare në kuvendin e komunës së Preshevës, funksionimin e koalicioni qeverisës, rezultatin dhe angazhimin e dy deputetëve shqiptarë në parlamentin e Serbisë, për pikëfokusimin e qeverisjes lokale gjatë viteve të ardhshme, si do të zgjidhet problemi i librave shqip për shkollimin fillorë dhe të mesëm, kush mundë të garantojë avancimin e të drejtave shqiptare, për çka nuk do të bëjë kompromis Musfata me askënd tjetër, çka do t’i jap prioritet KKSH, si e sheh rolin e mediave në Luginë e shumë çështje tjera ...
Për më tepër shikoni intervistën e mëposhtme: