Mustafa takon kryetarin e Medvegjës, temë mbrojtja e identitetit shqiptarë
Lokale

Mustafa takon kryetarin e Medvegjës, temë mbrojtja e identitetit shqiptarë

16.Sep.2020 12:31
0

Ruajtja dhe mbrojtja e identitetit kombëtar janë të një rëndësie të veçantë për zhvillimin e gjithë Medvegjës,  ky ishte përfundimi I takimi të përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar Shqiptarë me kryetarin e Komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, shkruajnë mediat serbe, transmeton Titulli.com.

Në bisedën me udhëheqjen e komunës së Medvegjës  ata biseduan për të gjitha problemet aktuale me të cilat përballen qytetëtarët shqiptarë në territorin e komunës së Medvegjës.

“Ruajtja dhe mbrojtja e identitetit kombëtar janë të veçanta në Medvegjën e shtypur dhe të harruar. Siç është e veçantë qëndresa e jashtëzakonshme e shqiptarëve të Medvegjës”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Sipas mediave serbe takimi u vlerësua si shumë i dobishëm me konfirmimin e ndërsjellë se gjithmonë ka vend për përmirësimin e bashkëpunimit, përcjellë Titulli.com.

Këshilli Kombëtar Shqiptarë ka shpërndarë libra falas për nxënësit shqiptar në disa shkolla ku mësojnë fëmijët shqiptarë./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration