Mustafa takon ambasadorin Scott në Beograd, flasin për shkollat shqipe
Kryetari i Këshillit i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, ka takuar në Beograd ambasadorin e SHBA-së, Kyle Scott dhe ka folur për zgjidhjen e problemit për tekstet mësimore në shkollat shqipe të Luginës dhe pasivizimi i vendbanimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Sot, pata nderin të mirëpritem nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Tij, Kyle Scott, në rezidencën e tij në Beograd. Në fokus të bashkëbisedimit: zgjidhja e teksteve mësimore në shkollat shqipe të Luginës dhe pasivizimi i vendbanimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ai është shprehur se mirënjohje e thellë për ndihmën dhe përkushtimin amerikan për respektimin e të drejtave të shqiptarëve./Titulli.com/