Lokale
Mustafa: Situatë e qetë në Preshevë
Kryetari i komunës ë Preshevës, Ragmi Mustafa gjatë një konference për media ka deklaruar se situata në Preshevë është e qetë dhe që nuk ka tendenca përkeqësimi.
Edhe gjatë ditës së sotme është zhvilluar takim me përfaqësuesit politik shqiptar të Luginës dhe se takimet e tilla do të zhvillohen edhe ditëve në vijim me qëllim të mbajtjes së situatës nën kontroll dhe sigurisë politike.
Mustafa ndjehet më i liruar sot gjatë konferencës, duke u mbështetur në vendimet e seancave të jashtëzakonshme që ka organizuar Kuvendi komunal të Komunës në Preshevë.
Pavarësisht deklaratave tendencioze, situata në Preshevë vazhdon të jetë e qetë, dhe Pllaka përkujtimore me emrat e Dëshmorëve të UÇPMB-së po qëndron në sheshin e Preshevës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!