Halimi: Daçiqit duhet t’i bëhet presion ndërkombëtar
Lokale

Halimi: Daçiqit duhet t’i bëhet presion ndërkombëtar

17.Jan.2013 19:32
0
Në kohën kur është duke u mbajtur takimi Thaçi-Dacic në Bruksel, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, nuk është shumë optimist se kryeministri serb do të marrë shumë në konsideratë kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilat pritet t’i artikulohen nga goja e kryeministrit të Kosovës. Në një prononcim për Telegrafin, Halimi ka deklaruar se autoritetet e Beogradit lëshojnë pe në rast të presionit dinamik nga ana e ndërmjetësve ndërkombëtarë, diçka që sipas tij, ka munguar gjatë përpjekjeve për të zgjidhur situatën e krijuar në rastin e lapidarit të UÇPMB-së. Halimi ka deklaruar se në rastin e lapidarit, ndërmjetësit ndërkombëtarë zakonisht janë përpjekur që të gjejnë një lloj kompromisi, në shumë raste edhe duke kërkuar zhvendosjen e monumentit. “Zyrtarët serbë e shfrytëzojnë situatën kur ndërkombëtarët thonë se kërkesat e shqiptarëve janë çështje e brendshme e Serbisë. Në fakt, këso deklarata ndërkombëtare ka pasur edhe gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001. Por, asokohe vet autoritet e Beogradit patën kërkuar ndihmë ndërkombëtare për ta zgjidhur problemin”, ka thënë Halimi. Ai vlerëson se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më e vendosur për të bërë presin ndaj autoriteteve të Serbisë. Sipas tij, një hap që do të ndihmojë për dinamizmin e procesit është fakti se çështja e lapidarit ka treguar se faktori shqiptar është i unifikuar kur bëhet fjalë për kërkesat jetike të shqiptarëve. “Është praktikë e autoriteteve të Beogradit që t’u arsyetohen ndërkombëtarëve se shqiptarët nuk janë të unifikuar, prandaj nuk kanë partner serioz për të negociuar. Por, u kemi bërë të qartë se flasim me një zë”, ka thënë Halimi. Deputeti shqiptar në Parlamentin serb ka theksuar se gjatë takimit që kanë pasur me kryeministrin e Kosovës kanë diskutuar edhe për përbërjen e ekipeve negociatore. Halimi ka thënë se ata vazhdojnë që të mbajnë qëndrimin se shqiptarët e Luginës do të kërkojnë të hyjnë në ekipin e Prishtinës në rast se serbët e Kosovës hyjnë në përbërjen e delegacionit të Beogradit. “Normale do të ishte që serbët të jenë pjesë e ekipit të Kosovës, e shqiptarët në ekipin e Serbisë. Në të kundërtën gjendja veçse do të tensionohej”, ka thënë Halimi. /Titulli.com/
Nga 1 shkurti do të punësohen 40 qytetarë në Bujanoc
Mustafa: Situatë e qetë në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration