Mustafa rrezikon të mbetet ne opozitë,  "aktivizon" modelin e vjetër qeverisës?
Lokale

Mustafa rrezikon të mbetet ne opozitë, "aktivizon" modelin e vjetër qeverisës?

26.Apr.2016 09:15
0
Kryetari i deritanishëm i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa mundë të mbetet në opozitë edhe pse ka fituar 14 këshilltarë në kuvendin komunal prej 38 sa ka gjithsejtë.

Qeverisja gati 12 vjeçare e Mustafës ka krijuar pakënaqësi të mëdha tek shumica e partive opozitare shqiptare që po pamundëson një  bashkëqeverisje me të tjerët, shkruan Titulli.com.

Partitë më mëdha opozitare në Preshevë,  Alternativa për Ndryshim dhe Partia për Veprim Demokratik  përbëjnë shumicë prej 21 këshilltarëve në kuvendin komunal të Preshevës dhe në rast të marrëveshjes mundë të qeverisin Preshevës gjatë mandatit të ardhshëm.

Sipas burimeve jozyrtare të Titulli.com, Mustafa mundë të provojë edhe një praktikë të vjetër të përsëritur gjatë qeverisjes së tij “blerjen” e këshilltarëve opozitar që do ta pamundësojë konstituimin e kuvendit komunal./Titulli.com/

Kamberi: Po fillon një kapitull i ri i qeverisjes në Bujanoc (video)
KKZ Bujanoc: PVD-UDSH 12 këshilltarë, PD 10, LPD 4
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration