Kamberi: Po fillon një kapitull i ri i qeverisjes në Bujanoc (video)
Pas rezultateve të para preliminare, në të cilat koalicioni PVD-UDSH ka dal lista fituese e zgjedhjeve lokale në komunën e Bujanocit, bartësi i listës dhe kandidati për kryetar të komunës, Shaip Kamberi, mbrëmë në një deklaratë ekskluzive live për portalin Titulli.com, tha se "ky është një rikthim i PVD-së në skenën politike".“Ky është një rikthim spektakolar i PVD-së në skenën politike. Shumëkush që e kishte parashikuar fundin e PVD-së në vitin 2012 është zhgënjyer. Në esencë aktiviteti në kontinuitet i anëtarësisë sonë, i aktivistëve tonë ka bërë që PVD në këto zgjedhje të dalë lista e parë, që ka qenë edhe synimi ynë kryesor”, tha Kamberi për portalin Titulli.com.
Sipas fjalëve të tij, me fitoren e aleancës PVD-UDSH “po fillon një kapitull i ri në Bujanoc, një kapitull i udhëheqjes së politikës me përgjegjësi ndaj elektoratit tonë, ku pushtetarët do të japin përgjegjësi për premtimet e dhëna”.
“Në tërë fushatën që kemi pasur jemi munduar që të jemi shumë të kursyer nga premtimet, ju kemi premtuar marrjen e përgjegjësive, kemi premtuar se do të jemi shërbëtorë të qytetarit, nuk kemi kërkuar privilegje”, deklaroi Shaip Kamberi.
Deklarata e plotë për media:
Ndjejë kënaqësinë e veçantë që pas rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare të falenderoj çdo anëtarë, simpatizant, mbështetës të Aleancës tonë e që, para së gjithash, është aleancë me çdo shqiptarë të komunës së Bujanocit.
Në këto zgjedhje dëshmuam emancipim, zgjuarësi, qytetari e vendosmëri për avancim e përparim të proceseve politike e demokratike në Bujanoc.
Me përulësin më të madhe i jam mirënjohës të gjithëve që në këtë rrugëtim të përbashkët të rujtjes së dinjitetit tonë. Kjo është një fitore e madhe për gjithë shqiptarët dhe nuk ka vend aspak për zhgënjim të askujt.
Ndjehem edhe më krenar që nga ky proces zgjedhor u dha mesazh i qartë që të gjithëve për frymë pozitive politike.
Që nderi, puna, sinqeriteti dhe përkushtimi për zhvillimin e një shoqëri më të drejtë, më të barabart e më të lirë janë parakushte për politikëbërje.
Në këtë proces një falemnderim të veçant dua t’ia kushtoj rinisë e brezit të ri që me motiv të jashtëzakonshëm frymëzuan për një politikë të brezit të rid he ishin frymwzim i veçantë edhe për mua personalisht.
Ju Falemnderit dhe Urime-Shaip Kamberi
Videon mund ta ndiqni në këtë link