Lokale
Mustafa përshëndet fitoren e PDK-së, Lugina të jetë në agjendën e Kosovës
Kryetari i komunës ë Preshevës, Ragmi Mustafa ka uruar fitoren Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 qershor.
“Duke ndjekur me kujdes fushatën parazgjedhore e sidomos zgjedhjet për parlamentin e ri të Kosovës, te shqiptarët e Luginës së Preshevës është krijuar një ndjenjë e shkëlqyer për maturi, dinjitet, transparencë e kujdes ndërpartiak dhe mes qytetarëve në Kosovë”, ka thënë Mustafa.
Ai në emër të shqiptarëve të komunës Preshevës dhe Partisë Demokratike Shqiptare në Luginë ka uruar fitoren bindëse të PDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Gjithmonë duke shpresuar në bashkëpunimin e vazhdueshëm e të sinqertë për periudhën dhe sfidat në vijimësi. Presim që në të ardhmen Lugina e Preshevës të jetë në fokus të agjendës tuaj si kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!